
Një ngjarje e rndë është regjistruar në Milano, ku një efektiv i Policisë Lokale, Francesco Imprezzabile, 39 vjeç, ka ndërruar jtë pas një aksidenti të ndodhur gjatë një ndjekjeje policore.
Sipas mediave italiane, gjithçka nisi mbrëmjen e së hënës në zonën e Ponte Lambro, kur një automjet tip Audi Q7 nuk iu bind urdhrit për ndalim në një postbllok dhe u largua me shpejtësi. Në mjet ndodheshin dy shtetas shqiptarë.
Menjëherë u organizua ndjekja nga efektivi Imprezzabile me motorin e shërbimit, ndërsa në operacion u përfshinë edhe patrulla të Policisë Rrugore. Ndjekja vijoi në drejtim të Peschiera Borromeo, në lindje të Milanos.
Rreth orës 21:00, për shkaqe që ende po hetohen, polici humbi kontrollin e motorit dhe u rrzua në rrugën “Via Milano”, pranë aeroportit të Linate. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin Niguarda, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk arriti të mbijtonte.
Të nesërmen, automjeti i përdorur gjatë arratisë u gjet i braktisur në Pioltello, rreth 10 kilometra larg vendit ku ndodhi aksidenti. Më pas, autoritetet identifikuan dhe ndaluan drejtuesin e mjetit dhe një person tjetër në provincën Monza e Brianza.
Hetimet po përqendrohen në zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit. Mes pistave që po shqyrtohen janë mundësia e një kontakti mes motorit dhe automjetit në arrati, si dhe variante të tjera që mund të kenë ndikuar në ngjarje.
Prokuroria e Milanos ka nisur procedurat përkatëse dhe priten raportet zyrtare, si edhe rezultatet e ekspertimeve mjeko-ligjore, për të sqaruar plotësisht dinamikën e rastit.
Ngjarja ka sjellë reagime të shumta në Itali. Presidenti Sergio Mattarella ka shprehur tr*nditjen për humbjen e efektivit, ndërsa kryeministrja Giorgia Meloni dhe përfaqësues të tjerë institucionalë kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi për familjen dhe kolegët e tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
