
Ndeshja historike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë që zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri” do të ndiqet edhe nga katërshja e UÇK-së në Hagë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të kenë mundësinë t’i përjetojnë emocionet e forta të 90 minuteshit historik nga ballafaqimi i Dardanëve me rivalin e finales së play-off-it të botërorit 2026.
Kjo ndeshje do të përcjellët nga Qendra e Paraburgimit në Sheveningen të Hagës përmes Televizionit Publik të Kosovës.
Kjo i është konfirmuar KosovaPress-it nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Ndeshja historike mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, prej orës 20:45.
Një fitore eventuale e Kosovës sot, vlen një vend në Kampionatin Botëror të futbollit 2026, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
