LAJME / E Hënë 21 Korrik 2025, 23:11

Ndërron jetë një person në plazhin e Durrësit, dyshimet e para

Një shtetas nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë në plazhin e Durrësit të hënën.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në Shkëmbin e Kavajës, ku shtetasi Sh. A., 66 vjeç, banues në Maqedoni, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det e për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 66-vjeçarit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE