LAJME / E Premte 3 Korrik 2026, 15:03

Ndërron jetë në moshën 107-vjeçare Ibush Ademi, njeriu më i moshuar në Maqedoni

Ka ndërruar jetë në moshën 107-vjeçare Aga Ibush, banori më i moshuar i në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21.

Ibush Ademi lindi më 15 prill të vitit 1918, ndërsa jetonte në lagjen Serovë të komunës së Çairit.

Me rastin e ndarjes së tij nga jeta, u shprehën ngushëllime për familjen dhe të afërmit, duke u vlerësuar figura e tij si simbol i urtësisë, thjeshtësisë dhe dashurisë për njerëzit.

Aga Ibush la pas një trashëgimi të çmuar kujtimesh dhe vlerash, si dëshmitar i një shekulli të tërë ngjarjesh.

Në lidhje me: Votuesi më i vjetër në Maqedoni, 107-vjeçari Ibush Ademi shfrytëzoi të drejtën e tij për të votuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE