LAJME / E Hënë 30 Mars 2026, 21:09

Nderron jete ne burg i denuari me burg perjete, ja pse akuzohej

KORÇË-Hysni Qamil Repaj i dënuari me burgim të përjetshëm në burgun e Korçës ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Sipas njoftimit bëhet me dije se Hysni Repaj u dërgua me urgjencë në spital, pasi mjeku i institucionit konstatoi se i kishte rrahjet e zemrës të ulëta. Pavarësisht ndëryrjes së mjekëve 64-vjeçari pësoi arrest kardiak respirator, duke ndërruar jetë menjëherë.

Sot, më datë 30.03.2026, rreth orës 09:40, është shoqëruar me urgjencë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë i dënuari me burgim të përjetshëm, Hysni Qamil Repaj, i datëlindjes 15.01.1962, lindur dhe banues në Shkodër.

I dënuari vuante dënimin për veprat penale “Vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër” dhe “Armëmbajtje pa leje”, të parashikuara nga nenet 77 dhe 278 të Kodit Penal. Gjatë vuajtjes së dënimit, ai është trajtuar edhe për probleme të shëndetit mendor nga mjeku psikiatër.

Në konsultën e kryer sot nga mjeku i institucionit, Pajtim Hoxhaj, u konstatua përmes oksimetrit se të rrahurat e zemrës ishin të ulëta (bradikardi). Për këtë arsye, i dënuari u dërgua urgjentisht në shërbimin e urgjencës së Spitalit Rajonal Korçë për vlerësim të mëtejshëm nga mjekët specialistë.

Gjatë procedurave të ekzaminimit në këtë spital, gjendja shëndetësore e të dënuarit u përkeqësua, duke përfunduar në arrest kardiak respirator. Pavarësisht ndërhyrjes dhe ndihmës mjekësore të dhënë, ai nuk arriti të rikthehej në jetë, duke rezultuar në humbjen e jetës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE