LAJME / E Premte 10 Korrik 2026, 20:08

Ndërron jetë foshnja 10-muajshe që u mbyt me ushqim

Ndërron jetë foshnja 10-muajshe që u mbyt me ushqim

Një fund tragjik pati rasti i foshnjës 10-muajshe, e cila u mbyt me ushqim dhe u transportua me urgjencë me avion nga Rodosi në Athinë për trajtim të specializuar.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, foshnja ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:30, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të mjekëve për t’i shpëtuar jetën.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar, kur fëmija u dërgua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Rodosit pasi u mbyt gjatë ushqyerjes.

Mjekët arritën të nxirrnin trupin e huaj nga rrugët e frymëmarrjes dhe kryen reanimimin, por mungesa e zgjatur e oksigjenit kishte përkeqësuar rëndë gjendjen e tij shëndetësore.

Për shkak të gjendjes kritike, u vendos që foshnja të transportohej menjëherë në një spital në Athinë.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve gjatë transportit dhe pas mbërritjes në spital, foshnja humbi jetën vetëm pak orë më vonë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE