LAJME / E Enjte 21 Gusht 2025, 19:07

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare gjyqtari amerikan, u bë i njohur për dhembshurinë në sallën e gjyqit

Gjyqtari i njohur amerikan, Frank Caprio i njohur për dhembshurinë në sallën e gjyqit është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.

Ai u bë i njohur ndërkombëtarisht për qasjen e ngrohtë dhe njerëzore ndaj drejtësisë.

Lajmi u bë i ditur nga familja e tij përmes rrjeteve sociale, sipas CNN.

Caprio ka shërbyer për katër dekada në Gjykatën e Qarkut në Providence dhe u emërua gjykatës në vitin 1985. Ai fitoi zemrat e publikut përmes serialit televiziv “Caught in Providence”, i cili u nominua për çmimin prestigjioz “Daytime Emmy Award” në vitin 2021. Klipet nga sallat e gjyqit ku ai dëgjonte me kujdes dhe dhembshuri historitë e qytetarëve u bënë virale në rrjetet sociale.

Në janar të vitit 2023, Caprio njoftoi largimin nga detyra, ndërsa në fund të po atij viti u diagnostikua me kancer të pankreasit.

“Gjykatësi Frank Caprio u nda nga jeta në paqe, pas një beteje të gjatë dhe të guximshme me kancerin. Ai ishte i dashur për dhembshurinë, përulësinë dhe besimin e palëkundur në mirësinë e njerëzve. Përmes punës së tij, ai preku jetët e miliona njerëzve dhe la pas një trashëgimi të thellë të mirësisë dhe drejtësisë. Do të kujtohet jo vetëm si një gjykatës i nderuar, por edhe si bashkëshort, baba, gjysh dhe mik i përkushtuar,” thuhet në deklaratën e familjes.

Në nder të tij, familja u bën thirrje të gjithëve që të përhapin më shumë dhembshuri – ashtu siç bënte ai çdo ditë të jetës së tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE