LAJME / E Diel 30 Nëntor 2025, 23:11

“Moti përmbys skenarin: Reshjet zhduken, por ja çfarë tjetër pritet të ndodhë!”

Instituti i Gjeoshkencave ka publikuar parashikimin e motit për pasditen e së dielës dhe ditën e hënë, duke bërë të ditur se muaji dhjetor do të nisë me ulje temperaturash krahasuar me ditët e fundit të nëntorit. Sipas të dhënave, gjasat për reshje shiu janë më të ulëta.

Për të hënën parashikohet mot kryesisht i qëndrueshëm, ndërsa era do të fryjë me intensitet mesatar në disa zona.

Sot pasdite: priten reshje të dobëta në qarqet Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera, reshjet do të jenë të izoluara dhe me intensitet të ulët. E hëna, 1 dhjetor: nuk parashikohen reshje.

Vijat bregdetare: 9°C minimalja / 15°C maksimalja Zonat e ulëta: 4°C minimalja / 15°C maksimalja Zonat malore: 1°C minimalja / 11°C maksimalja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE