LAJME / E Shtunë 27 Shtator 2025, 18:06

MOS SHKO TE VARRIMI!”/ Reagimi i fortë i G Bani-t për Jozin pas humbjes së Gjestit

Reagimi i reperit G Bani ka ndezur rrjetin pas ndarjes nga jeta të vëllait të Gjestit. Në një kohë kur shumë figura publike dhe ish-konkurrentë të reality show-ve kanë shprehur ngushëllimet e tyre, mes tyre edhe Jozi, që vendosi të lërë pas incidentet e së shkuarës dhe t’i qëndrojë pranë Gjestit në këtë ditë të vështirë, ka ardhur një deklaratë e papritur nga G Bani.

Reperi i njohur, i cili shpesh komenton me gjuhë të drejtpërdrejtë, ka thënë se Jozi nuk duhet të marrë pjesë në ceremoninë mortore:

“Jozi ka shpirt e zemër, nuk ia mohoj, por nuk e këshilloj të shkojë në varrimin e vëllait të Gjestit. Pas asaj shpulle që i dha Gjestit në Big Brother, nuk i dihet çfarë mund të ndodhë.”

Nga ana tjetër, Jozi duket se ka zgjedhur rrugën e pajtimit, duke e lënë pas incidentin e debatshëm televiziv dhe duke i dërguar publikisht ngushëllime Gjestit për humbjen e madhe familjare.

Ky qëndrim i dyfishtë ka ndezur polemika: një palë e mbështet G Bani-n duke thënë se tensionet e vjetra nuk harrohen lehtë, ndërsa të tjerë e shohin reagimin e tij si të panevojshëm në një moment kaq të dhimbshëm.

 Historia e “shpullës së famshme” rikthehet në vëmendje, pikërisht në një kohë kur dhimbja dhe solidariteti duhej të ishin mbi gjithçka, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE