LAJME / E Premte 29 Gusht 2025, 23:11

Mori vesh se ishte martuar pasi e refuzoi dhe s’i bëri letrat, Glori kërcënon dhe shantazhon 23-vjeçaren

Një 23-vjeçare po përballet me një situatë që vitet e fundit ka çuar shumë gra drejt fatalitetit. Sipas saj, para se të njihte bashkëshortin aktual nga Shkodra, kishte komunikuar vetëm një herë me një djalë në TikTok, i cili i kërkoi një lidhje por ajo refuzoi.

Në këtë çast Glori i kërkoi ti bënte dokumentacionin grek, pasi e reja posedon letra greke, por sërish mori një refuzim dhe nga ky moment u shkëput çdo kontakt.

Pas ndërprerjes së komunikimit, vajza ka vazhduar jetën e saj duke krijuar familjen. Por lajmi duket se ka arritur tek Glori, i cili ka reaguar duke e kërcënuar dhe ofenduar jo vetëm vajzën, por edhe bashkëshortin e saj të cilit i thotë se “E ke gruan k***ë, e kam q*** unë” e shumë e shumë shpifje të tjera të dokumentuara në videon më lart.

Vajza tregon se shpifjet dhe kërcënimet e Glorit e kanë çuar në gjendje depresive, duke përfunduar në spitalin e Shkodrës. Ajo kërkon që autoritetet të ndërmarrin masa të menjëhershme, të ndalojnë këtë sjellje dhe ta vendosin Glorin përpara drejtësisë.

Vajza shprehet për JOQ se bashkëshorti i saj nuk e beson këtë mostër i cili as vet nuk e di ç’kërkon por kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Policia e Shtetit pasi rasti mund të marri përmasa të tjera, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE