LAJME / E Diel 23 Nëntor 2025, 20:08

“Mori në qafë” 20 veta! Vjen thirrja e fortë për Ballukun: Mbro vartësit që firmosën për ty sepse..

Rreth 20 vartës të Belinda Ballukut ndodhen sot në situata krejt të ndryshme nga ajo e ish-ministres. Disa në qeli, të tjerë në arrest shtëpie, të shkëputur nga familjet, fëmijët, shoqëria dhe jeta e tyre e përditshme.

Të ekspozuar publikisht, të treguar me gisht, të mbartur si përgjegjës kryesorë deri në momentin kur SPAK ta çojë dosjen për gjykim. Ndërkohë, vetë Belinda Balluku vijon të jetë e lirë.

Dhe pikërisht këtu lindin disa pyetje: Si ndihesh, zonja Belinda, kur njerëzit që kanë zbatuar urdhrat e tua, njerëzit që i udhëzove drejt veprimeve të paligjshme, sot mbajnë peshën më të rëndë? Si është të ecësh e lirë, ndërsa ata presin të izoluar vendimin e drejtësisë?

Mesazhet e zbardhura në dosjet e SPAK nuk lënë hapësirë për interpretim. Ato tregojnë qartë hierarkinë e vendimmarrjes dhe sesi vartësit firmosnin e vepronin për llogarinë tënde. Çfarë më parë përflitej nga opinioni, sot është provuar dhe vulosur me SMS-të.

Prandaj, zonja Belinda, bëj sot një akt të drejtë. Mos i lër vartësit të paguajnë të gjithë faturën e një sistemi që e ngrite, e ushqeve dhe e drejtove vetë.
Është momenti të ulësh kokën dhe të marrësh përgjegjësinë që të takon. Mos e harro se ndërsa ti përpiqesh të shpëtosh veten “me thonj”, të tjerët po sakrifikohen në heshtje.

SPAK do të bëjë detyrën e vet. Por ti je e vetmja që mund t’i heqësh barrën atyre që sot vuajnë pasojat e vendimeve të tua. Dhe kjo është përgjegjësia jote më e rëndë morale, ajo që s’mund t’i shpëtosh, sepse mban nga fillimi në fund emrin tënd, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE