
Monika Kryemadhi, në intervistën e saj gjatë emisionit “Kjo Javë”, ka komentuar gjendjen e ish-presidentit Ilir Meta gjatë seancës së 27 prillit, ku u shpreh se përvecse pa gjumë dhe me mungesë të daljes në diell, ai u shfaq në formë fizike të mire, falë stërvitjes që nuk e ka ndaluar dhe në izolim.
Kryemadhi tha se nuk e kishte pare Metën që më 18 mars dhe në gjyq u shfaq “i pagjumë” dhe “i bardhë”, pasi nuk ekspozohet në diell, ndërsa ka humbur peshë të dukshme.
Po të shohësh posturën e tij është më i drejtë se ç’ka qenë, por kostumi që ka pasur 56 duhet të ishte 52,” u shpreh Kryemadhi, duke shtuar se pavarësisht gjendjes fizike, ai mbetet i kthjellët dhe “snajper” në mënyrën e të shprehurit.
Ajo theksoi se ndaj Metës po zhvillohet një gjyq politik, duke pretenduar se procesi është i inicuar nga Yuri Kim dhe Altin Dumani.
Monika Kryemadhi: Po të shohësh posturën e Ilir Metës është më i drejtë se ce ka patur. Kostumin e ka patur 56 duhet ta kishte 52, nga mendja dhe të shprehurit ishte snajper. Nga imazhi dukej i pagjumë, i bardhë, nuk del në diell dhe ky është një nga problemet qe ka, më kanë thënë dhe fëmijët, kur i ka thënë ish-gjyqtares Irena Gjoka, që i thonte të bëhej gjyqi në orën 12 sepse ai kishte orën e ajrosjes.
Ndjenja e respektit tim si baba i fëmijëve të mi vazhdon, është gjyq politik, proces i inicuar ngs Yuri Kim dhe Altin Dumani.
Fëmijët shkojnë me motrën e Ilirit njëher në javë që cojnë ushqime, fëmijët e bëjnë me radhë. Është bërë rutinë, që presin gjithë ditën ta takojnë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
