
Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Sinan Hoxha, ka përjetuar një nga momentet më emocionuese familjare. Babai i tij ka festuar 90-vjetorin e lindjes, duke mbledhur pranë vetes familjarët dhe njerëzit më të dashur në një atmosferë plot ngrohtësi dhe emocion.
Për këtë ditë të veçantë nuk mungoi as surpriza më e bukur nga vetë këngëtari. Si një artist që gjithmonë i ka qëndruar pranë traditës dhe familjes, Sinani mori mikrofonin dhe i këndoi live babait të tij gjatë festës, ndërsa ai qëndronte i ulur në vendin e nderit mes duartrokitjeve dhe emocioneve të familjarëve.
Pamjet nga festa kanë prekur zemrat e ndjekësve, duke reflektuar respektin dhe dashurinë e madhe që familja ka për kryefamiljarin.
Vëmendje mori edhe urimi i Andrrës për vjehrrin e saj, i cili emocionoi rrjetin:
“Gëzuar 90-vjetorin vjehrri me zemrën më të madhe në këtë botë”, shkroi ajo, duke e shoqëruar mesazhin me një zemër të bardhë.
Ky moment i veçantë tregoi edhe një herë lidhjen e fortë familjare dhe respektin që gëzon babai i këngëtarit nga të gjithë të afërmit e tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
