LAJME / E Diel 7 Dhjetor 2025, 11:11

“Momentet LIVE nga vendngjarja: Test alkooli për policin që drejtonte furgonin e FNSH,4 të plagosur!”

Sipas pamjeve të siguruara nga Report Tv në vendin e ngjarjes, policia rrugore i ka kryer testin e alkoolit efektivit të policisë që ishte në timonin e furgonit.

Mesditën e sotme, në zonën e njohur si “Kthesa e Çakranit”, ka ndodhur një aksident ku një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është goditur nga një automjet tip “Benz”, duke përfunduar më pas në kanal. Nga përplasja janë lënduar tre punonjës policie, të cilët u transportuan menjëherë në spital, si edhe drejtuesi 20-vjeçar i makinës, Ardonelo Yzeiraj. Dyshohet se ai ka shkaktuar aksidentin pas një manovre të gabuar gjatë qarkullimit, duke goditur nga pas furgonin e FNSH-së.

Policia informoi se rreth orës 11:00, në “Kryqëzimin e Cakranit”, automjeti i drejtuar nga shtetasi A. Y. u përplas me mjetin e FNSH Fier që drejtohej nga efektivi K. H. Si pasojë, u dëmtuan A. Y. dhe tre punonjës policie, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Në vendngjarje kanë mbërritur tre ambulanca, ndërsa policia ka nisur procedurat për saktësimin e shkaqeve të përplasjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE