
Në qytetin bregdetar të Nahariya është krijuar panik masiv në një plazh, pasi raketa të lëshuara nga Hezbollah kanë rënë në det pranë vijës bregdetare.
Sipas raportimeve, vizitorët kanë filluar të largohen me shpejtësi drejt strehimoreve, ndërsa në zonë janë dëgjuar shpërthime të njëpasnjëshme që kanë shkaktuar alarm dhe frikë mes pushuesve.
Pamje të publikuara nga Radioja Ushtarake e Izraelit janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shihet momenti kur njerëzit braktisin shezlongët dhe vrapojnë drejt vendeve të sigurta, ndërsa projektilet bien në ujërat pranë bregut.
Sipas ushtrisë izraelite, ky është sulmi i parë me raketa ndaj Naharias pas gati një muaji. Disa nga raketat janë interceptuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa të tjerat kanë rënë në zona të pabanuara.
Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa nuk raportohen ende informacione për të lënduar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
