LAJME / E Diel 15 Mars 2026, 15:03

“Momente frike në Durrës, 26-vjeçari i plagosur me thikë – kush është autori 35-vjeçar?”

Një konflikt mes dy personave në Durrës përfundoi me plagosje. Një 26-vjeçar është qëlluar me thikë në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se autori i dyshuar është një 35-vjeçar, ndërsa vijon puna për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rreth orës 14:00, shtetasi R.K., 26 vjeç, u paraqit në Spitalin Rajonal të Durrësit, i plagosur me mjet prerës në këmbë si pasojë e një konflikti. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se gjatë konfliktit, shtetasi A.N., 35 vjeç, i ka shkaktuar plagët. Shërbimet e Policisë janë në ndjekje të autorit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa të vërtetohet fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE