LAJME / E Premte 10 Korrik 2026, 18:06

Misteri i frikshëm i ‘Nuseve të Gurta’ në Valbonë që tmerron këdo që i sheh!”

Në zemër të Alpeve Shqiptare, në Parkun Kombëtar të Valbonës, ndodhet një formacion shkëmbor i çuditshëm që vendasit e quajnë “Nuset e Gurta”. Pas këtyre shkëmbinjve fshihet një nga legjendat më tragjike dhe më të fuqishme të kodit të nderit dhe dashurisë në Malësi.

Sipas tregimeve të të moshuarve, historia flet për dy krushq që po transportonin një nuse të re nga një fshat i largët drejt shtëpisë së dhëndrit. Rrugës, karvani u zunë në pritë nga një bandë kaçakësh ose rivalësh, të cilët vranë krushqit për të rrëmbyer nusen.

Në Malësi, prekja e nuses në rrugë konsiderohej turpi dhe fyerja më e rëndë e gjakut. Kur nusja e re e pa veten të rrethuar dhe të pashpresë, për të mos rënë në duart e sulmuesve dhe për të ruajtur nderin e saj e të familjes, ngriti sytë nga qielli dhe u lut: “O Zot, më bëj gur mua dhe krushqit, por mos më lër të bëhem pre e turpit”.

Legjenda thotë se mali u drodh dhe lutja u dëgjua menjëherë. Në çast, nusja dhe krushqit e mbetur u shndërruan në shtylla të mëdha guri, të cilat edhe sot e kësaj dite qëndrojnë të rreshtuara në tustrat e Valbonës, si një dëshmi e ngrirë në kohë e tragjedisë. Banorët e zonës ende i shohin këta shkëmbinj me respekt të veçantë, duke i konsideruar si simbol të sakrificës ekstreme për nderin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE