
Mes dhimbjes e lotëve të afërmit e familjes së Arti Kolës, kanë hapur dyert e mortit për të përcjellë drejt banesës së fundit të dashurit e tyre që humbën jetën tragjikisht në Itali.
Në fshatin Gryksh të Peqinit 4 arkëmortet e familjes Kola mbërritën në orën e para të ditës së sotme. Qindra shqiptarë u bashkuan në një dhurim parash për të bërë të mundur ardhjen e trupave në Shqipëri.
Familjarët më të afërt, nëna e Arti Kolës dhe vëllai i tij e familjarë të tjerë do të presin ngushëllimet për vdekjen tragjike të 4 personave nga e njëjta familje. Qindra njerëz të pranishëm në përcjelljen e fundit të familjes Kola, mes heshtjes e zisë që ka kapluar këtë fshat sot, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
