
Apeli i GJKKO-së ka liruar nga qelia biznesmenin Ervis Lami, pjesë e dosjes së ARRSH ku së bashku me Evis Berberin e 20 të
tjerë akuzohen për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion pasiv, mashtrim me pasoja
të rënda dhe falsifikim dokumentesh.
Lami u lirua nga qelia pak ditë pasi SPAK kërkoi që biznesmeni të dënohej me 4 vite shërbim prove, pasi mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Referuar dosjes së SPAK, Ervis Lami figuron pronar fiktiv i kompanisë ‘DAAM shpk’, pas të cilës fshihej Evis Berberi, ish-drejtor i ARRSH-së, i cili ishte pronari faktiv.
Kësaj kompanie Berberi i ka dhënë një numër të konsiderueshëm tenderash me vlera të mëdha në pozicionet e Drejtorit të Përgjithshëm për Efeciencën e Energjisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
