LAJME / E Enjte 25 Shtator 2025, 09:09

Merret i pandehur nga SPAK kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai. Ja akuzat që rëndojnë ndaj tij

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Isai është marrë i pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike.

Kryebashkiaku i Kolonjës është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin 15 Janarit 2025, ku refuzoi të zbulonte për mediat arsyen e paraqitjes. I pyetur nga gazetarët mbi arsyen e thirrjes në SPAK, ai u shpreh se: “Kur të dal, nuk e di”.

Ai është marrë në pyetje për 3 orë nga Prokurorët e posaçëm edhe më 30 Maj 2023.

“Është një ngjarje e vjetër, nuk ka lidhje me tenderat e bashkisë. Kam qenë i thirrur si person në dijeni për një ngjarje.

Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, a lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohëve, ku Bashkia nuk ka qenë e përfshirë me tender publik të drejtpërdrejtë, por si institucion që bashkëpunon dhe ka dijeni.

I takon prokurorisë se kë po heton, unë jam pyetur si person që ka dijeni. Hetuesit ishin në humor, pse të mos jenë në humor Ishte hera e parë në Prokurori, ishte këndshëm”, ka tha ai në atë kohë pas daljes nga SPAK, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE