Nesër rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Prrenjas…
Pas 10 ditësh bllokadë totale, nga nesër në mesditë qytetarët mund të lëvizin lirshëm në aksin Librazhd–Prrenjas. Kru i Autoriteti Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, bën me dije se rruga alternative ka përfunduar dhe do të jetë e aksesueshme për udhëtarët nesër në orën 12:00.
“Rruga do të hapet duke filluar nga nesër në orën 12:00. Gjatë kësaj periudhe, me masat që u morën, pra me devijimin e rrjedhës së lumit që të mos godiste më poshtë hekurudhës dhe me lehtësimin e trupit të rrëshkitur na shërbeu shumë për të gjithë punën parapërgatitore që u bë gjatë këtyre ditëve për të hapur trafikun. Segmenti do të jetë i hapur për të gjitha mjetet, kemi 4 ditë që e mbajmë nën monitorim të vazhdueshëm, edhe me mjete të rënda”, njoftoi drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli.
Po sot, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar një video ilustruese, ku tregohet grafikisht mënyra sesi rrëshqiti segmenti Librazhd–Prrenjas, te Arrat e Gurrës në Dragostunjë, ku mendohet se rrëshqitja nisi në anën e poshtme të rrugës.
Pas marrjes së kampionëve gjeologjikë përmes shpimit me sondë në katër pika kyçe, të cilët do t’i nënshtrohen ekspertizës për qëndrueshmërinë e zonës, ARRSH ka publikuar edhe gjurmën se ku do të ndërtohet aksi i ri me gjatësi 1.3 kilometra, që do të lidhë Dragostunjën me Hotolishtin.
Më 21 shkurt, ARRSH vendosi bllokimin total të aksit, pasi pati rrëshqitje masive dherash. Ura ku kalonte rruga e vjetër pësoi dëme të mëdha, ndërkohë që u dëmtua edhe gjurma e rrugës së re. Për pasojë, qarkullimi u devijua në akset Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh dhe Korçë–Ersekë–Leskovik–Përmet–Këlcyrë–Tepelenë.
Pas ditësh të tëra pune, duket se tani do të hapet një rrugë provizore, ku do të bëhet kalimi i automjeteve. Vetë ARRSH pretendon se shkak i rrëshqitjeve ishte shiu, ndërkohë që prokuroria ka nisur hetimet. Ka dyshime se kompania që po ndërton rrugën e re ka gërryer lumin dhe, për pasojë, kjo ka sjellë rrëshqitje masive dherash, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

