
Fansat e Luiz Ejllit kanë arsye të gëzohen! Menaxheri i këngëtarit dhe fituesit të “Big Brother VIP 2” ka folur për herë të parë mbi mundësinë e rikthimit të tij në një edicion të veçantë “All Stars”.
Sipas tij, Luizi mbetet një nga figurat më karizmatike të reality-show-t shqiptar dhe një rikthim i tij do të ishte “kremi mbi tortë” për formatin.
“Luizi është shumë i mençur, i di mirë rregullat e lojës dhe nuk ka frikë nga askush. Nëse krijohet ‘All Stars’, padyshim që ai do ishte pjesë, pasi është më i miri ndër më të mirët. Por të shohim çfarë do të na servirë jeta”, – u shpreh menaxheri.
Kjo deklaratë ka ndezur menjëherë rrjetin, ku fansat kanë shpërndarë komente entuziaste, duke kërkuar rikthimin e tij në ekran.
Nëse “Big Brother VIP All Stars” bëhet realitet, duket se Luizi do të jetë në krye të listës së konkurrentëve më të dëshiruar – dhe me stilin e tij unik, pritet të sjellë sërish spektakël dhe surpriza.
Si mendoni, a do e shohim sërish Luiz Ejllin duke sfiduar shtëpinë më të famshme në Shqipëri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
