LAJME / E Hënë 6 Prill 2026, 18:06

Mehaj: Shqiptarët përbëjnë rreth 50% të popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Ish-ministri i mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj i ka dhënë mbështetje studentëve shqiptarë në

Maqedoni për gjuhën shqipe.

“Gjuha shqipe nuk preket. Besoj se këtë e ka kuptuar tashmë i gjithë rajoni dhe bota.

Është në interesin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të fokusohet në rrugën drejt Bashkimit Evropian,

e jo të hapë çështje të panevojshme që na prekin të gjithëve.

 

Shqiptarët përbëjnë rreth 50% të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, dhe këtë realitet nuk mund ta ndryshojë as Serbia, as Rusia, e as Kina. U bëj thirrje liderëve të partive shqiptare që të bashkohen të paktën në disa pika kyçe, sepse momenti është dhe kërkon përgjegjësi të përbashkët.”, është shprehur Mehaj. /INAdo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE