LAJME / E Mërkurë 26 Nëntor 2025, 20:08

Mediat amerikane shkruajnë për ndarjen e parakohshme nga jeta të Shpat Kasapit (Foto)

Ndarja e papritur nga jeta e këngëtarit të mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka bërë jehonë jo vetëm në trojet shqiptare, por ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja prestigjioze.

Artisti 40-vjeçar, i cili ndërroi jetë tragjikisht pas një ataku kardiak teksa ndodhej në Itali me bashkëshorten dhe djalin, është bërë pjesë e kronikave ndërkombëtare.

Lajmi i trishtë është pasqyruar gjerësisht nga mediat italiane si “Tgcom24” dhe “Fanpage”, duke raportuar mbi humbjen e papritur të këngëtarit në territorin italian. Por vëmendja nuk është ndalur vetëm në Europë; edhe gjigantët mediatikë ndërkombëtarë, si “USA Today”, kanë raportuar për vdekjen e artistit të dashur për shqiptarët në mbarë botën.

Ky pasqyrim i gjerë mediatik dëshmon jo vetëm tronditjen nga kjo ngjarje e rëndë, por edhe njohjen e figurës së tij përtej kufijve kombëtarë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE