
Peshëngritësi shqiptar Briken Calja është shpallur kampion i Europës në stilin e shtytjes në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë.
Calja, i cili garoi në kategorinë deri në 79 kilogramë, arriti të ngrejë 187 kilogramë në shtytje, rezultat që i siguroi medaljen e artë dhe vendin e parë në këtë disiplinë.
Përveç suksesit në shtytje, ai fitoi edhe medaljen e argjendtë në dygarësh.
Në total, Calja ngriti 340 kilogramë, duke u renditur vetëm 1 kilogram pas rusit Serobian.
Ndërkohë, gara nuk shkoi mirë për Erkand Qerimajn, i cili garoi gjithashtu në të njëjtën kategori.
Ai realizoi 152 kilogramë në shkëputje, por dështoi në të tre provat e shtytjes, duke mos arritur të klasifikohet në dygarësh, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
