
ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “Shqipëri Live”, ku ka reaguar për herë të parë për largimin me zarf të zi nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Keijsi u përjashtua nga ky edicion i reality show-t për shkak të thyerjes së rregullave, duke përdorur gjuhë denigruese të përsëritur ndaj Kristit.
Gjatë kësaj interviste, ish-banori u pyet në lidhje me raportin e tij me dy banoret e BBV 5, Stelina dhe Ina.
Teksa po fliste për Stelinë, Keijsi u shpreh e se ka mbyllur përfundimisht, ndërsa për Inën deklaroi se do të vazhdojë njohjen jashtë.
“Pasi hyri Ina, me Stelinën patëm një krisje të madhe, për pritjen që unë i bëra”, tha ai.
Keijsi foli edhe për lojën, duke thënë se Inën e goditën moralisht.
“Puthja me Inën ndodhi vetëm një herë, në atë video që është transmetuar. Ina nuk dinte gjë për videon. Në aspektin moral, e goditën shumë. Sikur ajo është një njeri i pavlerë”, vijoi banori.
Doli me zarf të zi, Keijsi REAGON për herë të parë pas largimit nga BBVip 5
I pyetur nëse Ina ka hyrë mes tij dhe Stelinës, Keijsi u shpreh që jo.
“Me Stelinën jam shkëputur për arsye të pasigurisë, siç ndodhi dhe aty. Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht. Stelina erdhi me tendencë, u nis nga dëshira dhe përfundoi me tendencë”, tha Keijsi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
