LAJME / E Hënë 4 Gusht 2025, 14:02

Më puth’, Gjesti reagon ndaj Stresit, s’ia falë veprimin me Jozin

Dy ditë më parë u bë virale videoja e Jozit dhe Stresit në të cilën ai thotë se çunat e zonës së Jozit i ka vëllezër teksa edhe zbaton ‘urdhërin’ për ta puthur në faqe këngëtarin.


Stresi reagoi duke u shprehur se video ishte ‘prank’ përpara këngës së përbashkët që do nxjerrin por nga ai moment, rrjeti nuk është ndalur me tallje e rikrijim të videos.

Sigurisht, një zhvillim i tillë që la të habitur shumëkë nuk i ka shpëtuar Gjestit.


Ky i fundit ka ndërmarrë një veprim mbi situatën që flet shumë.

Ai ka vendosur ta heqë Stresin nga lista e personave që i ndjek në Instagram, veprim të cilin e kishte bërë pas daljes nga Big Brother VIP Albania marrë shkas nga përkrahja e zjarrtë që Stresi i jepte atij në rrjete sociale e në intervista.


Ndërkaq, Stresi po vazhdon ta ndjekë Gjestin, mbase deri kur ta kuptojë nga ky artikull që Gjesti nuk e bën më të njëjtën. /Prive By Liberta Spahiu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE