
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga dy ministra të qeverisë së tij, ka pritur këtë të shtunë zëvendëskryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
Al-Nahyan ka mbërritur në vendin tonë me jahtin e tij superluksoz “Opera”, i ankoruar në ujërat e Dhërmiut. Më pas, një skaf e ka dërguar atë në portin e resortit “Kep Merli” në Sarandë, i shoqëruar edhe nga mjetet lundruese të Policisë, raporton VoxNews.al.
Aty Al-Nahyan – i cili është djali i themeluesit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed bin Sultan Al Nahyan – është pritur nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si dhe nga ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu.
VoxNews.al ka siguruar pamjet teksa Rama dhe ministrat e tij shoqërojnë shehikun arab, i cili e ka vizitën e tij të dytë në Shqipëri. Në pamje, kryeministri shqiptar shfaqet i veshur me rroba plazhi, një kapele kaubojsash dhe syze.
Pas drekës, Rama shihet teksa e përcjell Al Nahyan në portin e resortit duke shkëmbyer edhe batuta teksa i tregon me dorë nga ishulli grek i Korfuzit.
Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan është një politikan emiratian i emëruar ministër i Jashtëm në vitin 2006 dhe gjithashtu një nga katër zëvendëskryeministrat e Emirateve të Bashkuara Arabe në vitin 2009, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
