
Aktori i njohur Robert Ndrenika ka reaguar pas kritikave që mori për takimin me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në sallën e gjyqit.
Në një prononcim për emisionin “Top Story”, Ndrenika u shpreh i zhgënjyer nga komentet negative, duke thënë se disa prej tyre kanë prekur edhe familjen e tij.“Sulmet pas takimit me Erion Veliajn? Disa më flasin keq dhe nga ana familjare. Çfarë të them unë? Më kanë mërzitur shumë. Kolegët nuk më kanë sulmuar, përkundrazi më flasin mirë”, u shpreh aktori.
Ai theksoi se e njeh Veliajn prej vitesh, por shtoi se nuk mund të shprehet me bindje për pafajësinë e tij.
“Nuk di të them se është i pafajshëm, por e njoh si njeri që të vogël. Nuk mund të them me bindje për pafajësi”, tha Ndrenika.
Aktori hodhi poshtë edhe pretendimet se ka përfituar nga Veliaj, duke sqaruar se nuk ka blerë kurrë shtëpi.
“Disa më thonë se kam përfituar, se më ka dhënë shtëpi. Unë në jetën time nuk kam blerë shtëpi, sepse kam trashëguar shtëpinë e babait. E kam atë tokë që nga koha e mbretit Ahmet Zog”, deklaroi ai., do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
