LAJME / E Enjte 26 Shkurt 2026, 07:07

Me fenelina policie për të shmangur kontrollet, 32-vjeçarit i ndodh gjëma

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 32-vjeçar nga Peqini, i cili dyshohet se përdorte fenelina të ngjashme me ato të Policisë për t’u kamufluar dhe për të shmangur kontrollet në rrugë.

Sipas informacionit zyrtar, i riu është lokalizuar në fshatin Bradashesh, teksa drejtonte një automjet tip “Audi”, në pjesën e përparme të të cilit kishte vendosur sinjalistikë të ngjashme me mjetet e policisë.

Nga verifikimet paraprake rezulton se qëllimi i përdorimit të fenelinave ishte krijimi i idesë se automjeti ishte zyrtar, me synim shmangien e kontrolleve nga shërbimet e rendit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, efektivët e policisë kanë gjetur edhe një armë zjarri pistoletë me fishekë.

Policia bëri me dije se arma, fenelinat dhe automjeti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj 32-vjeçarit vijojnë procedurat ligjore dhe hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE