LAJME / E Premte 5 Dhjetor 2025, 08:08

“Më është tronditur shpirti përsëri", nëna e Martin Canit reagon për vrasjen e 15-vjeçarit: Mos na i prekni fëmijët

Florina Cani, nëna e Martin Canit, ka reaguar në lidhje me vdekjen e 15-vjeçarit Erion Boba, i cili ndërroi jetë pas nëntë ditësh pasi u qëllua 4 herë me thikë nga një bashkëmoshatar.

Florina Cani në një mesazh për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, shkruan se i është tronditur shpirti sërish, teka thekson se shkolla duhet të vend sigurie, jo lufte.

Ndërsa më tej, nëna e Martin Canit shkruan se emrat e fëmijëve nuk duhet të ishin kurrë pjesë e lajmeve të dhunës.

“Më është tronditur shpirti përsëri. Për Erjonin kam shkruar shumë herë; dua të jem zëri i fëmijëve tanë, por e vërteta është e dhimbshme. Pse nuk reagojnë institucionet? Shkolla duhet të jetë vend sigurie, jo lufte. Martini, Eraldo, Erjoni.

Emra fëmijësh që nuk duhet të ishin kurrë pjesë e lajmeve të dhunës, janë plagë për zemrat tona dhe alarm për gjithë shoqërinë. Unë kërkoj mbrojtje për fëmijët tanë. Mos na i prekni fëmijët, mos na i merrni fëmijët. Zgjohuni! Merrni masa, ndaloni dhunën. Fëmijët tanë kanë të drejtë të jetojnë”-thuhet në mesazh, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE