LAJME / E Martë 5 Maj 2026, 12:12

Me duart mbi kokë DALIN PAMJET e autorit në Durrës, e pabesueshme çfarë bëri në gjykatë

Me duart mbi kokë dhe kokën ulur, kështu është paraqitur këtë të martë autori i aksidentit tragjik në Durrës, i cili u preu jetën në mes dy engjëjve, Kleis Nikollit dhe Enea Muçajt, dy të miturve që në momentin kur u morën para nga automjeti i Nikoll Radaçit ndodheshin duke luajtur në lagjen e tyre, ashtu siç bënin çdo ditë.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, 57-vjeçari, i cili ka dalë sot para togave të zeza, është shfaqur i penduar për ngjarjen e rëndë, ku humbën jetën dy të mitur, ndërsa mbeti i plagosur edhe një tjetër fëmijë 8-vjeçar, Arbori.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e 3 majit në lagjen nr. 15 të Durrësit. Tre fëmijë po luanin me top në trotuar, kur Radaçi, i cili po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, i përplasi me shpejtësi skëterrë.

Si pasojë e goditjes fatale, Enea Muçaj, 12 vjeç, dhe Kleis Nikolli, ndërruan jetë në vend, ndërsa fëmija tjetër, 8 vjeç, arriti të mbijetojë por aktualisht dodhet në Sptialin e Traumës duke marrë ndihmë ne nevojshme mjekësore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania


Sipas të dhënave, rezulton se drejtuesi i mjetit kishte pasur edhe më herët probleme me shkeljet rrugore. Katër vite më parë, atij i ishte pezulluar patenta vetëm për një muaj për tejkalim shpejtësie, ndonëse sipas Kodit Rrugor masa duhej të ishte të paktën tetë muaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE