
Neki Dredha, ish-kryetar i bashkisë së Vlorës në vitet 1998-2000, ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Lajmi u bë i ditur nga djali i tij, Ermal Dredha, ish-kryetar i bashkisë së Vlorës, në një postim në rrjetet sociale.
Neki Dredha ishte mjek me profesion dhe një nga figurat e njohura të shëndetësisë në qytetin e Vlorës. Përveç angazhimit në mjekësi, ai mbajti edhe detyrën e kryetarit të bashkisë së Vlorës.
Gjatë karrierës së tij, Dredha u angazhua edhe në fushën e letërsisë dhe publicistikës, duke botuar disa libra me karakter poetik dhe memorialistik. Një prej veprave të tij më të njohura është poema narrative “Labëria Magjike”.
Dredha ka qenë gjithashtu autor i shkrimeve kushtuar historisë së mjekësisë dhe figurave të shquara të shëndetësisë shqiptarej, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
