LAJME / E Enjte 9 Janar 2025, 18:06

Makina del nga rruga në Dibër, katër të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar pasi një makinë ka dalë nga rruga në fshatin Kastriot në Dibër.

Sipas informacioneve L.Gj ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Sot më datë 09.01.2025, në vendin e quajtur “Pergjegje”, në fshatin Kastriot, shtetasi L.Gj,  dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.