
Eurodeputetja franceze Manon Aubry ka reaguar publikisht në lidhje me situatën politike në Shqipëri, duke kritikuar presidentin francez Emmanuel Macron për pritjen që i bëri kryeministrit Edi Rama dhe duke shprehur mbështetje për protestat që po zhvillohen në vend.
Në një postim në rrjetet sociale, Aubry shkruan:
“Edi Rama, kryeministri shqiptar, u prit dje nga Macron, ndërkohë që Shqipëria është në revoltë prej 23 ditësh.
Franca nuk duhet t’i japë çek të bardhë një qeverie që po e shet vendin e saj interesave të Trump-it dhe oligarkëve. Rroftë Revolucioni i Flamingove Rozë!”.
Me këtë deklaratë, eurodeputetja franceze u shpreh kundër mbështetjes së pakushtëzuar ndaj qeverisë shqiptare, duke pretenduar se ajo po favorizon interesa të mëdha ekonomike në dëm të vendit dhe duke përshëndetur lëvizjen protestuese që është pagëzuar me emrin “Revolucioni i Flamingove Rozë”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
