
Në një intervistë të sinqertë për podkastin e Alketa Vejsiut, Ledri Vula ka zbuluar për herë të parë arsyen e ndarjes nga ish-partnerja e tij Sara Hoxha.
Sipas tij, ishte pikërisht distanca ajo që ndikoi më shumë në përfundimin e marrëdhënies.
“Puna e Sarës ka qenë në Tiranë, puna jeme ka qenë në Kosovë dhe diasporë dhe kjo ka krijuar një distancë dhe i ka ftoh raportet. Distanca e bëri ndarjen më të lehtë”, u shpreh Ledri, duke lënë të kuptohet se ndarja nuk ishte rezultat i ndonjë konflikti, por thjesht i kushteve që i ndanë gradualisht.
Ledri shtoi se pavarësisht ndarjes apo çfarë përflitet në publik, raportet me Sarën i ka shumë të mira.
Gjatë bisedës, reperi u ndal edhe te lidhja e Sarës me Erik Fullanin.
“Sara më duket shumë e lumtur me djalin. Për mua është më e rëndësishme që Sara të jetë e lumtur. Nëse ajo është e lumtur, edhe goca është e lumtur. Për mua, goca është më shumë me rëndësi,” tha ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
