
Qyteti i Lushnjës është përfshirë nga një ndërprerje e energjisë elektrike, duke lënë në errësirë zonën qendrore, përfshirë edhe Bulevardin e Palmave, një nga pikat më të frekuentuara nga qytetarët.
Situata është bërë publike edhe përmes rrjeteve sociale nga deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi,
i cili ka publikuar video nga terreni dhe ka reaguar me tone ironike ndaj ministrit të Energjitikës, Enea Karakaçi.
Në postimin e tij, Korreshi shkruan: “Uooooo Karakaçç kape pak Lushnjen Live. Jemi tek Bulevardi i Palmave aty ku dalin Lushnjaret per ndonje kafe e kemi dhe si Bllokun e TR. Ketu te vjen Robi drejt e te nxjerr syte. U tmerruan Italianet po mendojne se na sulmon Irani. Hajde UROP hajdeee”.
Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse për shkakun e ndërprerjes së energjisë elektrike në qytet, ndërsa banorët janë përballur me vështirësi në aktivitetet e përditshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
