
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi tha se rruga që po ndërtohet te mbikalimi i Rinasit, autostrada Tiranë-Durrës, do jetë pa pagesë. Gjatë një
konference për shtyp me gazetarët, Karakaçi shpjegoi se për të gjitha investimet e financuara nga buxheti i shtetit nuk bëhet pagesë nga qytetarët për udhëtimet
në rrugët e ndërtuara. Karakaçi nënvizoi se punimet në autostradë vijojnë teksa dha lajmin se edhe mbikalimi aktual i Rinasit do të shembet dhe do të ndërtohet një i ri me 4 korsi, për të lehtësuar edhe më tej trafikun e rënduar që krijohet.
“Ne hapëm korsitë në drejtim të Rinasit dhe në drejtim të Tiranës kur vjen nga Durrësi që ishin 6 km e para. Patjetër që hinka krijohet përsëri, për çdo qytetar
dhe për mua që kaloj në atë rrugë, por mund të theksoj se trafiku është shumë i ndryshuar. Kishim një problematikë me një mbikalim që na detyroi ta
ngushtonim disi, në rrugën që çon për në Rinas, që u rregullua me ndërhyrjen e menjëhershme të ARRSH, duke e liruar, sepse atje është i bllokuar trafiku në dalje
tanimë. Tjetra ne e dimë që është hinka që krijohet në mbikalimin e Rinasit, ajo çfarë mund t’ju them është se ne kemi në fuqi kontratën duke u zbatuar dhe çdo qytetar që kalon aty mund ta shikojë vazhdimin e punimeve pas mbikalimit të Rinasit. Pjesë e kësaj kontrate është shembja e mbikalimit të Rinasit, krijimi i një
mbikalimi të ri me 4 korsi, dhe vazhdimi i korsive shtesë që janë duke u punuar dhe kjo do i japë një shfryrje më të madhe trafikut në Tiranë-Durrës. Për sa i
përket çështjes që i referoheni me pagesë apo pa pagesë, për sa kohë që të gjitha këto financime janë duke u bërë nga buxheti i shtetit, patjetër ajo do të jetë pa pagesë”, tha ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
