LAJME / E Martë 2 Qershor 2026, 18:06

LAJMI I FUNDIT/ Protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin, qytetarët çajnë kordonin e policisë

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin, ku dhjetëra qytetarë janë mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit dhe vendimeve që lidhen me këtë zonë. Protestuesit kanë mbajtur pankarta dhe kanë kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet nga institucionet përgjegjëse.

Gjatë tubimit, disa përfaqësues të qytetarëve kanë mbajtur fjalime në podium, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe të trashëgimisë natyrore të Zvërnecit.

Ata kanë bërë thirrje për transparencë dhe dialog me autoritetet. Në një moment të protestës, situata është tensionuar, pasi disa qytetarë kanë çarë kordonin e policisë të vendosur në hyrje të godinës së Kryeministrisë.

Megjithatë, protesta ka vijuar me pjesëmarrjen e qytetarëve, të cilët kanë deklaruar se do të vazhdojnë reagimet e tyre deri në plotësimin e kërkesave, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE