
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë ka goditur Greqinë jugore në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar lëkundje të ndjeshme në disa zona të banuara, ku jetojnë edhe shumë emigrantë shqiptarë.
Sipas të dhënave sizmologjike:
Ora: 22:57:44 UTC (00:57 me orën lokale, 17 shkurt)
Koordinatat: 37.667° N ; 22.523° E
? Epiqendra pranë zonave të banuara
22 km në veri-verilindje të Trípoli
94 km në lindje-juglindje të Pátra
Tërmeti është ndjerë në disa qytete të rajonit të Peloponezit, zonë ku jeton një komunitet i konsiderueshëm shqiptarësh.
Deri tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, por lëkundjet kanë shkaktuar shqetësim te banorët.
Rajoni i Greqisë jugore është ndër më aktivët sizmikë në Europë, për shkak të përplasjes së pllakave tektonike në Mesdhe.
Autoritetet greke vijojnë monitorimin e situatës për çdo zhvillim të mëtejshëm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
