LAJME / E Martë 28 Prill 2026, 15:03

LAJMI I FUNDIT/ Gjendet një nga makinat e përdorura në atentatin ndaj çiftit Mujeci në Lezhë

Pas kontrolleve intensive dhe të pandërprera, policia ka arritur të lokalizojë një prej automjeteve të përdorura nga autorët në vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së dielës në zonën e Balldres në Lezhë,

ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se motivi dyshohet të jetë hakmarrja.

Automjeti i gjetur, një mjet tip “Golf 5” pa targa, i përdorur nga autorët, është zbuluar i fshehur në zonën e Torovicës.

Ndërkohë, forcat e policisë vijojnë operacionin dhe kontrollet në terren për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE