
Katër persona, mes tyre një zyrtar i zgjedhur vendor, u vranë të dielën në Cucuta, në verilindje të Kolumbisë, njoftoi policia lokale.
Sipas autoriteteve, rreth orës 02:00 të mëngjesit, dy persona të armatosur që lëviznin me motoçikletë hapën zjarr ndaj një grupi njerëzish që ndodheshin në një lokal, duke konsumuar pije. Sulmi la katër viktima në vend.
“Fatkeqësisht, konfirmojmë vdekjen e katër personave,” deklaroi zëvendësshefi i policisë, Ricardo Conte.
Ngjarja vjen në një kohë kur Kolumbia po përballet me një përkeqësim të situatës së sigurisë, të cilën autoritetet e konsiderojnë më të rëndën në një dekadë. Dhuna lidhet kryesisht me aktivitetin e grupeve të armatosura, guerilëve dhe organizatave kriminale të përfshira në trafikun e drogës.
Sipas Instituti për Zhvillim dhe Studime të Paqes, që nga fillimi i vitit janë vrarë të paktën 53 liderë socialë dhe zyrtarë vendorë në vend.
Përshkallëzimi i dhunës ndodh ndërsa vendi përgatitet për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 31 maj, në një klimë të tensionuar pas më shumë se gjashtë dekadash konflikti të brendshëm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
