
Mërgimtarët që jetojnë dhe punojnë në Gjermani mund të përballen me ndryshime të rëndësishme në të ardhmen, nëse autoritetet gjermane pranojnë paketën e re të masave të propozuara nga Komisioni për Pensionet.
Sipas propozimeve, reforma prek disa prej privilegjeve që aktualisht gëzojnë punëtorët në Gjermani, përfshirë sistemin e mini-punëve dhe mundësinë e pensionimit të parakohshëm në moshën 63-vjeçare, e njohur si “Rente 63”.
Një nga pikat më të diskutuara është rritja graduale e moshës së pensionimit. Sipas planit, mosha e daljes në pension fillimisht mund të zhvendoset në 69 vjeç, ndërsa në faza të mëvonshme nuk përjashtohet mundësia që qytetarët të punojnë deri në moshën 70-vjeçare.
Ndryshime të mëdha pritet të ketë edhe për mini-punët. Aktualisht, punëtorët mund të fitojnë deri në 603 euro në muaj me detyrime minimale, por sipas reformës së propozuar, shumë prej tyre do të duhet të paguajnë kontribute shtesë për sigurimet shoqërore dhe pensionale.
Përjashtim nga kjo masë mund të bëjnë studentët, të cilët do të lejohen të vazhdojnë punën në sistemin e mini-punës pa kontribute shtesë, për sa kohë që të ardhurat e tyre nuk e kalojnë kufirin prej 603 eurosh në muaj.
Këto ndryshime pritet të prekin veçanërisht punëtorët në tregti, gastronomi, familjet private dhe gratë që punojnë me orar të pjesshëm. Shumë prej tyre aktualisht përdorin mini-punët si burim të ardhurash shtesë, ndërsa reforma mund t’ua ulë të ardhurat mujore.
Nga ana tjetër, mbështetësit e reformës thonë se këto masa do t’u siguronin punëtorëve më shumë të drejta pensionale dhe një pension më të qëndrueshëm në të ardhmen.
Megjithatë, mediat gjermane paralajmërojnë se reforma mund të sjellë edhe pasoja të paparashikuara, duke shtyrë disa vende pune drejt ekonomisë së zezë, sidomos në sektorë si gastronomia dhe puna shtëpiake.
Aktualisht, mini-punët përdoren nga më shumë se 5 milionë persona në Gjermani, prandaj miratimi i këtyre ndryshimeve do të përbënte një nga reformat më të mëdha në tregun e punës në vitet e fundit.
Për momentin, propozimet janë vetëm rekomandime të Komisionit për Pensionet. Vendimi përfundimtar pritet të merret nga autoritetet gjermane në periudhën e ardhshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
