LAJME / E Enjte 12 Shkurt 2026, 07:07

Lajm i ores se fundit! Aksion gjigand policor ne Elbasan

Një operacion antidrogë është zhvilluar në orët e vona të natës në qytetin e Elbasanit, ku është goditur një grup i strukturuar kriminal që vepronte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Aksioni është realizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe është finalizuar mbrëmjen e sotme.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar në flagrancë tre persona, ndërsa në automjetin në të cilën lëviznin ata, janë sekuestruar të paktën 45 kilogramë kanabis sativa, një armë luftarake, municion, një sasi e konsiderueshme parash, si dhe disa telefona celularë me karta SIM shqiptare dhe të huaja.

Policia bënë me dije se operacioni është shoqëruar me ndjekjen e automjetit që dyshohej se transportonte lëndën narkotike.

Në hyrje të Elbasanit, drejtuesi i mjetit ka kuptuar që po ndiqej nga policia dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi, duke u futur në rrugë të pandriçuar.

Policia menjëherë ka rrethuar zonën dhe ka bërë të mundur ndalimin e automjetit dhe kanë arrestuar tre personat që ndodheshin brenda tij.

Gjatë operacionit, një punonjës policie ka mbetur i plagosur aksidentalisht si pasojë e thyerjes së një xhami, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Deri më tani identiteti i tyre nuk është bërë i ditur, ndërsa detaje të tjera priten të dalin në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE