
Derisa fushata për zgjedhjet e 7 qershorit po vazhdon në Kosovë, lajme të mira vijnë nga Malta, ku drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka bërë të ditur një arritje të rëndësishme për vendin.
Sipas Dibranit, Shërbimi Korrektues i Kosovës është renditur në mesin e pesë iniciativave më të mira në Evropë në EuroPris Prison Award 2026, me projektin “Art from Prison: Transforming Incarceration into Opportunity”.
Ai ka theksuar se ky vlerësim është dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe punës së jashtëzakonshme të stafit korrektues, si dhe e suksesit të programeve që synojnë rehabilitimin dhe risocializimin e personave të privuar nga liria.
“Krenar që Kosova po prezantohet denjësisht në skenën evropiane dhe po njihet për praktikat e saj inovative”, ka deklaruar Dibrani.
Ky sukses përbën një tjetër vlerësim ndërkombëtar për institucionet e Kosovës dhe dëshmon se puna profesionale po vlerësohet gjithnjë e më shumë edhe në arenën evropiane, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
