LAJME / E Enjte 26 Shkurt 2026, 20:08

LAJM I FUNDIT/ Rama ndryshon qeverinë, ja kush do të jetë në vend të Ballukut

Vijon mbledhja e grupit parlamentar të PS.

Burime nga mbledhja i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se kryeministri Edi Rama ka përmendur ndryshime në qeveri në të paktën katër ministri.

Në postin e zv.kryeminsitres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun.

Ferit Hoxha, ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, është emëruar Ministër i Punëve të Jashtme.

Besfort Lamallari largohet si ministër Drejtësisë dhe merr postin e Minsitrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE