LAJME / E Mërkurë 11 Shkurt 2026, 14:02

LAJM I FUNDIT/ Prokuroria mësyn në Bashkinë e Vlorës, SEKUESTRON disa

Prokuroria ka zbarkuar ditën e djeshme në Bashkinë e Vlorës. Sipas informacioneve, dy oficerë të OPGJ-së kanë qenë me urdhër sekuestrimi për disa dosje në Zyrën e Aseteve dhe konkretisht që i përkasin periudhës 2023–2025.

Sipas burimeve për “Report TV”, bëhet me dije se në fokus kanë qenë ndarja apo parcelizimi i plazheve gjatë këtyre viteve dhe kontratat që janë bërë.

Prej orës 13:00 deri në mbrëmje rreth ores 23:00 kanë qenë oficerët e OPGJ-së në ambientet e bashkisë.

Prokuroria ka sekuestruar dosjet dhe kontratat e plazheve në këto vite, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE