
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se çështja e deputetes Belinda Balluku është e mbyllur, duke theksuar se Kuvendi e ka trajtuar dhe ka vendosur të mos autorizojë kërkesën përkatëse.
Sipas Ramës, vendimi i Kuvendit erdhi pas një shqyrtimi të kujdesshëm dhe në vlerësimin se kërkesa ishte pjesë e një qasjeje që, sipas tij, nuk duhet të vazhdojë.
“Çështja e deputetes Belinda Balluku, sipas meje, nesh, është një çështje e mbyllur. Kuvendi u shpreh pasi e trajtoi me kujdes. Nuk e autorizoi kërkesën me vlerësimin se kërkesa është në vazhdën e një kuturisje që s’mund të vazhdojë pafundësisht ku njerëzor trajtohet si të ishin mjete në luftën kundër korrupsionin
E kthyen Shqipërinë ne delen e zezë, si vendin me më shumë të paraburgosur. 58% e popullatës sot në burgje, nuk janë gjykuar por janë në burg dhe jetojnë me taksat e shqiptarëve në vend që të jetojnë me punën e tyre jashtë dhe të ndiqen në gjendjen e lirë.
Liria e deputetit s’mund të kufizohet me teorinë që prokurori dhe gjykatësi janë të pavarur dhe bëjnë çfarë të duan.”, tha Edi Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
