LAJME / E Martë 2 Qershor 2026, 14:02

Kush janë njerëzit që Trump dëshiron t’i dërgojë në Ballkanin Perëndimor? 🇺🇸

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka nominuar ambasadorë të rinj për disa vende kyçe të Ballkanit Perëndimor, njoftoi Shtëpia e Bardhë.


Në nominimet e dërguara në Senatin e SHBA-së më 1 qershor, janë propozuar emrat e mëposhtëm për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara në rajon:

Douglas Holder nga Florida është nominuar për ambasador të SHBA-së në Bullgari.

Ronald Johnson nga Massachusetts është nominuar për ambasador në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Peter McCoy nga Karolina e Jugut është propozuar për ambasador në Mal të Zi.

Michael Young nga Utah është nominuar për ambasador në Serbi.

Këto emërime janë pjesë e një pakete më të gjerë nominimesh diplomatike dhe administrative që Shtëpia e Bardhë i ka dërguar Senatit për shqyrtim.

Nominimet pasqyrojnë fokusin e administratës amerikane për forcimin e pranisë diplomatike në Evropën Juglindore, në një kohë kur rajoni vazhdon të konsiderohet i rëndësishëm për stabilitetin e sigurisë evropiane, diversifikimin energjetik dhe proceset euroatlantike.

Kandidatët e propozuar duhet të kalojnë tani procedurën e zakonshme të konfirmimit në Senatin amerikan. Nëse marrin miratimin, ata do të zëvendësojnë ambasadorët aktualë dhe do të udhëheqin politikën diplomatike amerikane ndaj këtyre vendeve në periudhën e ardhshme.

Deri më tani nuk ka informacione për nominime të reja për ambasadorë në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Kroaci apo Slloveni, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE