
Kabineti qeveritar i propozuar nga Albin Kurti është bërë publik, duke zbardhur përbërjen e plotë të ekzekutivit që pritet të drejtojë institucionet e Kosovës në mandatin e ri. Lista përfshin figura politike me eksperiencë, si dhe emra që do të marrin për herë të parë përgjegjësi ministrore, me synimin për të mbuluar të gjitha dikasteret kyçe të qeverisjes.
Sipas propozimit, Albin Kurti do të ushtrojë funksionin e Kryeministrit të Kosovës. Posti i Zëvendëskryeministrit të parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës i është besuar Glauk Konjufca, ndërsa Donika Gërvalla do të jetë Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë. Fikrim Damka propozohet si Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim.
Në fushën ekonomike dhe financiare, Hekuran Murati është propozuar Ministër i Financave, ndërsa Artane Rizvanolli do të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë. Mimoza Kusari është emëruar Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
Sektori i sigurisë dhe rendit publik do të udhëhiqet nga Ejup Maqedonci si Ministër i Mbrojtjes dhe Xhelal Sveçla si Ministër i Punëve të Brendshme. Ndërkohë, Andin Hoti është propozuar Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës.
Në administratë dhe shërbime publike, Lulzon Jagxhiu do të drejtojë Ministrinë e Administratës Publike dhe Digjitalizimit, ndërsa Elbert Krasniqi është propozuar Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal. Nenad Rashiq do të mbajë postin e Ministrit për Komunitete dhe Kthim, ndërsa Rasim Demiri atë të Ministrit për Zhvillim Rajonal.
Në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, Arben Vitia është propozuar Ministër i Shëndetësisë, ndërsa Hajrullah Çeku do të udhëheqë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Saranda Bogujevci do të jetë Ministre e Kulturës dhe Turizmit, ndërsa Blerim Gashani është emëruar Ministër i Sportit dhe Rinisë.
Në sektorin e mjedisit, bujqësisë dhe infrastrukturës, Fitore Pacolli do të drejtojë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Armend Muja është propozuar Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa Dimal Basha do të mbajë postin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit.
Kabineti i propozuar pritet t’i nënshtrohet procedurave kushtetuese për miratim në Kuvendin e Kosovës, ndërsa nga shumica parlamentare theksohet se ky konfigurim synon stabilitet institucional, vazhdimësi reformash dhe forcim të politikave ekonomike, sociale dhe të sigurisë.
Kabineti qeveritar i propozuar nga Albin Kurti
Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës
Glauk Konjufca – Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm dhe Diasporës
Donika Gërvalla – Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë
Fikrim Damka – Zëvendësministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim
Hekuran Murati – Ministër i Financave
Andin Hoti – Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës
Ejup Maqedonci – Ministër i Mbrojtjes
Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme
Lulzon Jagxhiu – Administratës Publike dhe Digjitalizimit
Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë
Hajrullah Çeku – Ministër i Arsimit dhe Shkencës
Saranda Bogujevci – Ministre Kulturës dhe Turizmit
Blerim Gashani – Ministër i Sportit dhe Rinisë
Elbert Krasniqi – Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal
Fitore Pacolli – Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Armend Muja – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Dimal Basha – Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit
Mimoza Kusari – Ministre e Industrisë Ndërmarrësisë Tregtisë dhe Inovacionit
Artane Rizvanolli – Ministre e Ekonomisë
Nenad Rashiq – Ministër për Komunitete dhe Kthim
Rasim Demiri – Ministër për Zhvillim Rajonal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
